G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishte grupi shumëkombësh Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare) ose R.R.M. Ky grup u krijua nga ai në vitin 1997 dhe në vitin 2000 përbëhej nga shqiptarë (G-Bani, Mj-Xhelo), grekë (Zetel, RG) dhe afrikanë (Dogman, Shrowdog). Gjetën mbështetje ndër adolishentët e rracave të ndryshme që banojnë në Greqi dhe dhanë koncerte në mjaft qytete kryesore. Me gjithë suksesin, ky grup nuk botoi kurrë një album nga një shtëpi diskografike. Këngët e tyre u shpërndanë underground ndërmjet përkrahësve. Disa nga këto këngë ishin: Ksipna (Zgjohu), Lipame glikja mu (Më vjen keq e ëmbla ime) dhe Astus na nomizun (Lëri të mendojnë).
Viti 2002 e gjeti në Barcode Crew (B.C.C). Ky grup përmbante artistë nga të 4 elementet e kulturës Hip Hop por dhe atletë të arteve luftarake. Ai aso kohe shkruante në shqip por edhe në greqisht dhe incizoi disa këngë solo dhe bashkëpunime. Disa prej këtyre ishin këngët Kloni (Kllonër), Aleluja dhe B.C.C (Bi Si Si).
Në vitin 2003, se bashku me grupin 2Die4 (Niku, Bledi dhe Vini) dhe me artistë të ri si Crazy Girl e I Panjohuri, por edhe me shokun e vjetër që nga grupi R.R.M, Mj-Xhelo, krijoi familjen Nga Jugu Në Veri (N.J.N.V). Disa nga këngët të cilat veçojmë nga kjo periudhë janë: Të Pafajshëm, Nuk q*më për asnjë shk*rdhatë, Mesazh për një të huaj, NJNV dhe Rrrrr. Nga këto këngë, dy prej tyre i janë paraqitur publikut edhe si video klip. Këto janë: Të Pafajshëm (2004) dhe Rrrrr (2006).
Viti 2004 ishte viti në të cilin Top Media do të organizonte edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. U prezantua me këngën Ky është stili im dhe njohu sukses. Po në të njëjtin vit mori pjesë dhe në projektin Kooperativa duke performuar në këngën Asocimi në vend numëro.
Në vitin 2005, qarkulloi albumin e tij të parë, Midis Meje Dhe Vet’vetes, me shtëpinë diskografike të sapokrijuar Bass Records. Ishte i pari album Rap që solli në Shqipëri sinjale nga diskografia profesionale. Me design modern në koopertinë, të dhëna teknike të hollësishme mbi këngët dhe një poster të palosur që përmbante fotografi dhe disa nga vargjet e këngëve të shkruajtura, ky album e klasifikoi atë ndër më profesionistët e llojit. Këngë të cilat u vequan nga ky album ishin: «Ky është stili im», «Gol», «Tani është vonë», «Para se të futem» dhe «Vajzat». Video klipi i kësaj të fundit u transmetua dhe u lançua nga kanali muzikor BBF. Për shkak se në kohën që është publikuar albumi, nuk ka eksistuar bashkëpunim i asnjë shtëpie diskografike me entin përkatës për të drejtat e autorit, nuk mundësohet numërimi i saktë i shitjeve.
Në Dhjetor të atij viti, mori pjesë në finalen e edicionin të katërt të festivalit muzikor Mikrofoni i artë, i cili organizohet nga +2 Radio dhe u transmetua atë vit nga Tv Klan. Kënga me të cilën u prezantua titullohej Mikrofoni i artë. Disa muaj më pas, në Janar të vitit 2006, mori pjesë në edicionin e tretë të festivalit Top Fest me këngën Vetëm për një natë, në bashkëpunim me Clo-D. Në Tetor të po të njëjtit vit, G-Bani mori pjesë në bashkëpunim me Crazy Girl, me këngën Të dua, në edicionin e pestë të festivalit Mikrofoni i artë dhe u vlerësua me çmimin e dytë apo çmimin e publikut, Radio Hit +2. Evenimenti u transmetua nga Vizion Plus dhe video e natës finale transmetohet ende me sukses në televizionin muzikor BBF.
Viti 2007 hyri me bashkëpunimin ndërmjet G-Banit, Gjyshit dhe Klodit (Clo-D) që mbante titullin Kohë të vështira dhe u prezantua në edicionin e katërt të Top Fest. Kjo këngë ishte një ndër shumë bashkëpunimet që G-Bani incizoi dhe botoi në profilin e tij në Myspace atë vit por edhe vitin e kaluar me Clo-D, Gjyshin dhe Mj-Xhelon. Nën shoqërinë e këtij të fundit hapi edicionin e gjashtë të festivalit Mikrofoni i artë, në Tetor, jo për të konkuruar këtë vit por si i ftuar special prej organizatorëve.
Për të ardhur në Prill të vitit 2008 ku paraqitet në edicionin e pestë të Top Fest së bashku me Mj-Xhelon, Clo-D dhe Gjyshin në këngën Plus 355, që është dhe emri i grupit të tyre. Kënga nuk kaloi në finale dhe as që u vlerësua me çmim. Sido qoftë ajo u xhirua video clip nga kompania e mirënjohur Max Productions.
Me 14 Prill 2008, qarkulloi në Greqi albumi i tij i ri Punë Të Pastra. I dyti për nga numri, por i pari me shtëpi diskografike ndërkombëtare, siq është EMI Music. Përmban 11 këngë ku bashkëpunojnë dhe Crazy Girl, Anjeza Branka dhe anëtarët e grupit +355. Në javën e dytë të qarkullimit u klasifikua i 50 ndër albumet më të shitura për momentin në tregun grek dhe javën e tretë të qarkullimit albumi u gjend në vendin e 33-të, sipas të dhënave zyrtare të IFPI.gr
7/13/2008
Karriera muzikore
Postuar Nga Illegal Mind Ne 7/13/2008 02:17:00 PM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment