7/13/2008

Karriera muzikore

G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishte grupi shumëkombësh Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare) ose R.R.M. Ky grup u krijua nga ai në vitin 1997 dhe në vitin 2000 përbëhej nga shqiptarë (G-Bani, Mj-Xhelo), grekë (Zetel, RG) dhe afrikanë (Dogman, Shrowdog). Gjetën mbështetje ndër adolishentët e rracave të ndryshme që banojnë në Greqi dhe dhanë koncerte në mjaft qytete kryesore. Me gjithë suksesin, ky grup nuk botoi kurrë një album nga një shtëpi diskografike. Këngët e tyre u shpërndanë underground ndërmjet përkrahësve. Disa nga këto këngë ishin: Ksipna (Zgjohu), Lipame glikja mu (Më vjen keq e ëmbla ime) dhe Astus na nomizun (Lëri të mendojnë).

Viti 2002 e gjeti në Barcode Crew (B.C.C). Ky grup përmbante artistë nga të 4 elementet e kulturës Hip Hop por dhe atletë të arteve luftarake. Ai aso kohe shkruante në shqip por edhe në greqisht dhe incizoi disa këngë solo dhe bashkëpunime. Disa prej këtyre ishin këngët Kloni (Kllonër), Aleluja dhe B.C.C (Bi Si Si).

Në vitin 2003, se bashku me grupin 2Die4 (Niku, Bledi dhe Vini) dhe me artistë të ri si Crazy Girl e I Panjohuri, por edhe me shokun e vjetër që nga grupi R.R.M, Mj-Xhelo, krijoi familjen Nga Jugu Në Veri (N.J.N.V). Disa nga këngët të cilat veçojmë nga kjo periudhë janë: Të Pafajshëm, Nuk q*më për asnjë shk*rdhatë, Mesazh për një të huaj, NJNV dhe Rrrrr. Nga këto këngë, dy prej tyre i janë paraqitur publikut edhe si video klip. Këto janë: Të Pafajshëm (2004) dhe Rrrrr (2006).

Viti 2004 ishte viti në të cilin Top Media do të organizonte edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. U prezantua me këngën Ky është stili im dhe njohu sukses. Po në të njëjtin vit mori pjesë dhe në projektin Kooperativa duke performuar në këngën Asocimi në vend numëro.

Në vitin 2005, qarkulloi albumin e tij të parë, Midis Meje Dhe Vet’vetes, me shtëpinë diskografike të sapokrijuar Bass Records. Ishte i pari album Rap që solli në Shqipëri sinjale nga diskografia profesionale. Me design modern në koopertinë, të dhëna teknike të hollësishme mbi këngët dhe një poster të palosur që përmbante fotografi dhe disa nga vargjet e këngëve të shkruajtura, ky album e klasifikoi atë ndër më profesionistët e llojit. Këngë të cilat u vequan nga ky album ishin: «Ky është stili im», «Gol», «Tani është vonë», «Para se të futem» dhe «Vajzat». Video klipi i kësaj të fundit u transmetua dhe u lançua nga kanali muzikor BBF. Për shkak se në kohën që është publikuar albumi, nuk ka eksistuar bashkëpunim i asnjë shtëpie diskografike me entin përkatës për të drejtat e autorit, nuk mundësohet numërimi i saktë i shitjeve.

Në Dhjetor të atij viti, mori pjesë në finalen e edicionin të katërt të festivalit muzikor Mikrofoni i artë, i cili organizohet nga +2 Radio dhe u transmetua atë vit nga Tv Klan. Kënga me të cilën u prezantua titullohej Mikrofoni i artë. Disa muaj më pas, në Janar të vitit 2006, mori pjesë në edicionin e tretë të festivalit Top Fest me këngën Vetëm për një natë, në bashkëpunim me Clo-D. Në Tetor të po të njëjtit vit, G-Bani mori pjesë në bashkëpunim me Crazy Girl, me këngën Të dua, në edicionin e pestë të festivalit Mikrofoni i artë dhe u vlerësua me çmimin e dytë apo çmimin e publikut, Radio Hit +2. Evenimenti u transmetua nga Vizion Plus dhe video e natës finale transmetohet ende me sukses në televizionin muzikor BBF.

Viti 2007 hyri me bashkëpunimin ndërmjet G-Banit, Gjyshit dhe Klodit (Clo-D) që mbante titullin Kohë të vështira dhe u prezantua në edicionin e katërt të Top Fest. Kjo këngë ishte një ndër shumë bashkëpunimet që G-Bani incizoi dhe botoi në profilin e tij në Myspace atë vit por edhe vitin e kaluar me Clo-D, Gjyshin dhe Mj-Xhelon. Nën shoqërinë e këtij të fundit hapi edicionin e gjashtë të festivalit Mikrofoni i artë, në Tetor, jo për të konkuruar këtë vit por si i ftuar special prej organizatorëve.

Për të ardhur në Prill të vitit 2008 ku paraqitet në edicionin e pestë të Top Fest së bashku me Mj-Xhelon, Clo-D dhe Gjyshin në këngën Plus 355, që është dhe emri i grupit të tyre. Kënga nuk kaloi në finale dhe as që u vlerësua me çmim. Sido qoftë ajo u xhirua video clip nga kompania e mirënjohur Max Productions.

Me 14 Prill 2008, qarkulloi në Greqi albumi i tij i ri Punë Të Pastra. I dyti për nga numri, por i pari me shtëpi diskografike ndërkombëtare, siq është EMI Music. Përmban 11 këngë ku bashkëpunojnë dhe Crazy Girl, Anjeza Branka dhe anëtarët e grupit +355. Në javën e dytë të qarkullimit u klasifikua i 50 ndër albumet më të shitura për momentin në tregun grek dhe javën e tretë të qarkullimit albumi u gjend në vendin e 33-të, sipas të dhënave zyrtare të IFPI.gr

7/12/2008

Arban Përlala

Arban "Bani" Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi Bani), është një shkrimtar, kompozitor dhe performues shqiptar nga Mirdita, Shqipëria. U afirmua për publikun shqiptar në vitin 2004 si konkurues i edicionit të parë të festivalit muzikor Top Fest, që u organizua dhe transmetua nga Top Media. Është gjithashtu I njohur për komunitetin shqiptar në Greqi, si për koncertet e shumta, ashtu dhe për paraqitjet në serialin televiziv «Dheka lepta kirigma» (Dhjetë minuta predikim), Mega Channel (2001) dhe në dokumanterin televiziv «Mikres Odhisies» (Odise të vogla) ET1 (2006).

Biografia

Biografia përsonale
Ka lindur me 07, Korrik, 1981, në rrethin e Pukës. Fëmijërinë e tij e kaloi në qytezën provinciale Rrubik të rrethit të Mirditës nga ku e kanë dhe origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe banoi më parë në Kostur e pastaj në Athinë deri në vitin 2006. Tani ai banon në Suedi por punon dhe boton në Shqipëri dhe në Greqi.

Media të tjera
Në vitin 1997 u aktivizua në pjesën teatrale Babai lufta (o babas o polemos), të shkrimtarit grek Iakovos Kambanelis. Për pjesëmarrjen e tij ai u dekorua në Athinë së bashku me aktorët e tjerë, nga ministri i atëhershëm grek i arsimit dhe feve, Jerasimos Arsenis.

Në vitin 2001, u paraqit disa here në serialin televiz me titull 10 minuta pedikim (10 lepta kirigma), që transmetohej nga kanali grek Mega Channel.

Në vitin 2006, shkruajti 11 këngë në gjuhën greke, me temë emigrimin dhe emigrantët, për dokumanterin televiz Mikres Odhisies (Odise të vogla), i cili u prodhua dhe transmetua nga kanali shtetëror grek ET1, në regji dhe ide të francezit Marco Gastine. Ky dokumanter ishte i ndarë në 10 seriale dhe secili prej tyre prezantote një portret emigranti të huaj në Greqi dhe një portret emigranti grek në dhe të huaj. Seriali i parë dhe i fundit i përkushtohen kryesisht aktivitetit artistik të G-Banit dhe jetës së tij si emigrant në Greqi.

Diskografia përsonale

• 2005: Midis meje dhe vet’vetes – Bass Records
• 2008: Punë të pastra – EMI Music Greece – Horizon Records

Të dhëna të tjera

Bashkëpunime
• Aleluja – Lektikos ft. G-Bani // nga albumi The Lektikos Project (Projekti Lektikos) (2003)
• Të Pafajshëm – I Panjohuri ft. G-Bani, Bledi 2Die4, Crazy Girl dhe Mj-Xhelo // nga albumi Jetë Pa Kuptim (2003)
• Nuk q*më për asnjë shk*rdhatë – 2Die4 ft. Mj-Xhelo dhe G-Bani // nga albumi Thjeshtë Kuptoje (2003)
• Mesazh për një të huaj – 2Die4 ft. G-Bani // nga albumi Thjeshtë Kuptoje (2003)
• Për goca edhe çuna – Crazy Girl ft. G-Bani // nga albumi Në Mes Çunave (2004)
• Je gabim – Crazy Girl ft. G-Bani dhe I Panjohuri // nga albumi Në Mes Çunave (2004)
• Dhe bie dalë nga dalë – Bledi Milioneri ft. G-Bani // nga albumi Afrohu (2006)
• Afrohu – Bledi Milioneri ft. G-Bani // nga albumi Afrohu (2006)
• Idhan ta matia mas pola (Sa kanë parë sytë tanë) – Tang Ram ft. G-Bani // nga albumi Ektos Elehu (Jashtë kontrollit) (2006)
• Kane kati gia sena (Bëj diçka për ty) – RG ft. G-Bani // Pritet të qarkullojë në 2008
• Dobësia – Stine ft. G-Bani // Pritet të qarkullojë në 2008
• Osa dhen vlepis (Sa nuk sheh) – Thitis ft. G-Bani // Pritet të qarkullojë në 2008

Kredite
• 2004: Crazy Girl – Në mes çunave - // vargjet e refrenit.
• 2004: Kooperativa – Asocimi në vend numëro // vargjet e refrenit.
• 2005: The Dreams – Mos fustanin // të gjitha vargjet përveq refrenit.
• 2006: Breakin Feat – Lopën kush do ta kullosë // të gjitha vargjet.

G-Bani & Gjyshi & MJ-Gjelo & Klodi Video - +355

Video e këngës +355 e krijuar nga kompania shqiptare MAX PRODUCTIONS. Grafika nga Kushtrim Juniku. Montazhi nga Sami Leka dhe Vis Koçi. Muzika nga Dj Ricoking dhe G-Bani. Vargjet nga G-Bani, Mj-Xhelo, Clo-D dhe Gjyshi. Prodhuar ne Tirane. Maj 2008.

G Bani & Crazy Girl - Te dua

(Bashke me Creasy girl)

G.B. Mirembrema
C.G. Mirembrema
G.B. Spo me merrte gjumi
C.G. As mua
G.B. Vapa?
C.G. Jo enderra
G.B. Te bukura?
C.G. Te pa arritshme
G.B. Ti je…?
C.G. Creasy girl dhe ti…?
G.B. G-Bani
G.B.Degjo si eshte puna si goca dhe cuna, mesuan per mua sa shume qe te dua, keshtu qe thash une, thash kur te pash mendova me vetin te hap muhabetin. Dhe tu afrova dhe te rrespektova fola me degjove fole te degjova. Sishte e veshtire por me ty aq i mire u tregova te lutem me ler qe te futem ne zemren dhe ne mendjen tende, ne enderrat dhe deshirat e tua, keto mendonja ndersa veshtronja plot me enderra ato dy syt e tua. Por sme kuptove nuk me kuptove, nga pasiguria se si pushtohem dua te ta them por pendohem, se si ma ben zemra kur te afrohem.
C.G. Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse bllokohem, ul koken poshte se s’dua te lendohem kur me shikon me ato dy syt e tua.Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse hutoem kthej koken sepse s’dua te kuptohem, vetem une e di sa te dua.
G.B. Une zemer dhe vetem une e di se si e prita takimin. Shume zemer se din sa shume mendimet qe te qete nuk me linin.Une zemer dhe vetem une kasha ne mendje ta marr guximin, shume zemer se din sa shume me nje puthje ta mbyllja kercimin. astaj ti u duke ne bregun e detit, se si me rrahu zemra kur te shikova. Vec nje eshir te te kem enderroja, mendime e plane te gjitha i harrova. Sic e vendosa ashtu he veprova, ty te tregova per ndjenjat e mia, por peshperite sapo mbarova,
C.G.+G.B. Nuk don shume fjale o zemer dashuria
C.B. Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse bllokohem, ul koken poshte se s’dua te lendohem kur me shikon me ato dy syt e tua.Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse bllokohem kthej koken se s’dua te kuptohem, vetem une e di sa te dua. mmmmmm afrohem mmmmmm bllokohem mmmmm lendohem mmmmmm.kuptohem mmmmmm afrohem mmmmmm bllokohem mmmmm lendohem mmmmmm te dua.
C.G.+G.B. . Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse bllokohem, ul koken poshte se s’dua te lendohem kur me sheh me ato dy syt e tua.Se si ma ben zemra kur te afrohem se si ma ben e se di pse hutoem kthej koken sepse s’dua te kuptohem, vetem une e di sa te duua.

G-bani

Veprimtaria e tij artistike i ka rrënjët në vitin 1996, vit në të cilin filloi të shkruante vargje rap dhe krijoi grupin muzikor R.R.M bashkë me Argy Diamond dhe Dj Zetel. Incizonin në një home studio fillimisht të krijuar në ambjentet e shtëpisë të Dj Zetel. Pasuan shumë pjesmarrje në battle raps dhe koncerte në night clubs të Athinës. Në vitin 1997, u dekorua në Athinë nga ministri i at’ hershëm i arsimit, për pjesmarrjen e tij si aktor në pjesën teatrale ‘‘Babai lufta’’ të I. Kampanelis. Bashkë me grupin R.R.M. kane dhënë koncerte në Athinë, Patra, Volos, Seres, Kriti e.tj. Ka marrë pjesë, duke kaluar mesazhin ndërmjet vargjeve, 3 herë në festivale kundër rracizmit.

Në vitin 1999 u arrestua në qendër të Athinës, me akuzën për hedhje molotof kundër policisë gjatë një manifestimi të nxënësve kundër reformës arsimore. Kaloi në biruca dhe u keqtrajtua egër. Në krah të tij (përveq nxënësve dhe mësuesve) u gjendën atëherë gazetarët më me zë grekë, si Pavlos Cimas, që bën hulumtim të veçantë mbi rastin e tij, duke vërtetuar pafajësinë e tij. Pas një muaji paraburgim del jashtë me kushte kufizuese. Por asgjë nuk mund ta kufizonte të merrej me muzikën Rap.

Në vitin 2000 bëhet pjestar i grupit Barcode Crew i njohur si B.C.C. që ishte krijuar nga Lektikos Epeksergastis. Në mars të ati viti shfaqet për herë të parë përball publikut grek në një live me Pedhi Thavma i cili akoma dhe sot shquhet si një nga rrepistat më të mirë të skenës greke. Pas suksesit të asaj nate shfaqjet live pasojn njëra tjetrën me rrapista dhe grupe si Alfa Gama, Goin’ Through, (Platia Klathmonos graff. festival) e.t.j.

Në vitin 2002 filloi të shfaqet edhe si aktor, së bashku me Argy Diamond, në serialin e sukseshëm televiziv ‘‘10 minuta predikim’’ (10 lepta kirigma) që transmetohej nga ``Mega Channel`` në Greqi.

Në vitin 2003 së bashku me grupet 2Die4, Crazy Girl, I Panjohuri, Mj-Xhelo, Double D. Dhe CloD krijuan familjen e parë rap në Shqipëri ‘‘Nga Jugu Në Veri’’ e cila mbas shpërndarjes së grupit 2Die4 dhe largimit të Mj-Xhelo u shpërnda. Por hitet pasuan njëri tjetrin: Të Pafajshëm, Nuk q*** për asnjë shk*******, Mesazh për një të huaj, Rrrrrr e.tj.

Në fillim të vitit 2004 mori pjesë me këngën ‘‘Ky është stili im’’ në edicionin e parë të ‘‘Top Fest’’ që u organizua dhe transmetua nga Top Channel dhe Top Albania Radio në Shqipëri dhe në gjithë botën ndërmjet satelitit. Kënga shumë shpejt u bë hit dhe mbeti për kohë të gjatë në Top 10. Gjithashtu realizoi refrenin dhe një strofë në këngën ‘‘Asocimi në vend numëro’’ në bashkpunim me Mr. Elvis, Gerta, Sweet Company dhe Bigu, e cila gjithashtu mbeti për kohe te gjatë në Top 10. Gjithashtu refreni i këngës ‘‘Mes qunave’’ të Crazy Girl që konkuroi po në edicionin e parë të Top Fest, ishte i shkruar nga ai. Disa muaj më pas i ftuar nga kompozitori dhe orkestruesi Genti Lako, bashkëpunoi dhe me grupin ‘‘Dreams’’ duke ju shkruajtur gjitha vargjet rap përveq refrenit në këngën ‘‘Mos fustanin’’. Vargjet ‘‘Kjo ësht jeta plako/ kshu ësht kur s’ke pare/ ron, djath, shalqi/ dhe xhiro me komordare/’’ u shndërruan shpejt në batutë popullore.

Në Shqipëri ka dhënë koncerte në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Në Dhjetor të vitit 2004 qarkulloi albumi i tij personal i parë në Shqiperi me titullin ‘‘Midis meje dhe vetëvetes’’. Është ftuar në spektaklet televizive më të ndjekura në Shqipëri si: Top Show, Friends e.tj. Gjithashtu mjaft gazeta dhe revista presticioze si: Koha Jonë, Prestige, Ta Nea, Athens Voice, Yjet dhe Trendy e kanë intervistuar duke e vendosur mjaft herë dhe në koopertinë.

Në Dhjetor të 2005 ka marrë pjesë në Festivalin ‘‘Mikrofoni i artë’’ i cili organizohet nga Radio +2 duke kaluar në natën finale me këngën ‘‘Mikrofoni i artë’’. Në Janar konkuroi së bashku me Clo D. në edicionin e tretë të Top Fest me këngën ‘‘Vetëm për një natë’’.

Në edicionin e pestë të festivalit Mikrofoni i artë merr pjesë me një bashkëpunim me Crazy Girl. Kënga titullohet TË DUA dhe sipas Radio+2 që organizon festivalin, është ndër më të pëlqyerat.