Veprimtaria e tij artistike i ka rrënjët në vitin 1996, vit në të cilin filloi të shkruante vargje rap dhe krijoi grupin muzikor R.R.M bashkë me Argy Diamond dhe Dj Zetel. Incizonin në një home studio fillimisht të krijuar në ambjentet e shtëpisë të Dj Zetel. Pasuan shumë pjesmarrje në battle raps dhe koncerte në night clubs të Athinës. Në vitin 1997, u dekorua në Athinë nga ministri i at’ hershëm i arsimit, për pjesmarrjen e tij si aktor në pjesën teatrale ‘‘Babai lufta’’ të I. Kampanelis. Bashkë me grupin R.R.M. kane dhënë koncerte në Athinë, Patra, Volos, Seres, Kriti e.tj. Ka marrë pjesë, duke kaluar mesazhin ndërmjet vargjeve, 3 herë në festivale kundër rracizmit.
Në vitin 1999 u arrestua në qendër të Athinës, me akuzën për hedhje molotof kundër policisë gjatë një manifestimi të nxënësve kundër reformës arsimore. Kaloi në biruca dhe u keqtrajtua egër. Në krah të tij (përveq nxënësve dhe mësuesve) u gjendën atëherë gazetarët më me zë grekë, si Pavlos Cimas, që bën hulumtim të veçantë mbi rastin e tij, duke vërtetuar pafajësinë e tij. Pas një muaji paraburgim del jashtë me kushte kufizuese. Por asgjë nuk mund ta kufizonte të merrej me muzikën Rap.
Në vitin 2000 bëhet pjestar i grupit Barcode Crew i njohur si B.C.C. që ishte krijuar nga Lektikos Epeksergastis. Në mars të ati viti shfaqet për herë të parë përball publikut grek në një live me Pedhi Thavma i cili akoma dhe sot shquhet si një nga rrepistat më të mirë të skenës greke. Pas suksesit të asaj nate shfaqjet live pasojn njëra tjetrën me rrapista dhe grupe si Alfa Gama, Goin’ Through, (Platia Klathmonos graff. festival) e.t.j.
Në vitin 2002 filloi të shfaqet edhe si aktor, së bashku me Argy Diamond, në serialin e sukseshëm televiziv ‘‘10 minuta predikim’’ (10 lepta kirigma) që transmetohej nga ``Mega Channel`` në Greqi.
Në vitin 2003 së bashku me grupet 2Die4, Crazy Girl, I Panjohuri, Mj-Xhelo, Double D. Dhe CloD krijuan familjen e parë rap në Shqipëri ‘‘Nga Jugu Në Veri’’ e cila mbas shpërndarjes së grupit 2Die4 dhe largimit të Mj-Xhelo u shpërnda. Por hitet pasuan njëri tjetrin: Të Pafajshëm, Nuk q*** për asnjë shk*******, Mesazh për një të huaj, Rrrrrr e.tj.
Në fillim të vitit 2004 mori pjesë me këngën ‘‘Ky është stili im’’ në edicionin e parë të ‘‘Top Fest’’ që u organizua dhe transmetua nga Top Channel dhe Top Albania Radio në Shqipëri dhe në gjithë botën ndërmjet satelitit. Kënga shumë shpejt u bë hit dhe mbeti për kohë të gjatë në Top 10. Gjithashtu realizoi refrenin dhe një strofë në këngën ‘‘Asocimi në vend numëro’’ në bashkpunim me Mr. Elvis, Gerta, Sweet Company dhe Bigu, e cila gjithashtu mbeti për kohe te gjatë në Top 10. Gjithashtu refreni i këngës ‘‘Mes qunave’’ të Crazy Girl që konkuroi po në edicionin e parë të Top Fest, ishte i shkruar nga ai. Disa muaj më pas i ftuar nga kompozitori dhe orkestruesi Genti Lako, bashkëpunoi dhe me grupin ‘‘Dreams’’ duke ju shkruajtur gjitha vargjet rap përveq refrenit në këngën ‘‘Mos fustanin’’. Vargjet ‘‘Kjo ësht jeta plako/ kshu ësht kur s’ke pare/ ron, djath, shalqi/ dhe xhiro me komordare/’’ u shndërruan shpejt në batutë popullore.
Në Shqipëri ka dhënë koncerte në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Në Dhjetor të vitit 2004 qarkulloi albumi i tij personal i parë në Shqiperi me titullin ‘‘Midis meje dhe vetëvetes’’. Është ftuar në spektaklet televizive më të ndjekura në Shqipëri si: Top Show, Friends e.tj. Gjithashtu mjaft gazeta dhe revista presticioze si: Koha Jonë, Prestige, Ta Nea, Athens Voice, Yjet dhe Trendy e kanë intervistuar duke e vendosur mjaft herë dhe në koopertinë.
Në Dhjetor të 2005 ka marrë pjesë në Festivalin ‘‘Mikrofoni i artë’’ i cili organizohet nga Radio +2 duke kaluar në natën finale me këngën ‘‘Mikrofoni i artë’’. Në Janar konkuroi së bashku me Clo D. në edicionin e tretë të Top Fest me këngën ‘‘Vetëm për një natë’’.
Në edicionin e pestë të festivalit Mikrofoni i artë merr pjesë me një bashkëpunim me Crazy Girl. Kënga titullohet TË DUA dhe sipas Radio+2 që organizon festivalin, është ndër më të pëlqyerat.
7/12/2008
G-bani
Postuar Nga Illegal Mind Ne 7/12/2008 10:28:00 AM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 Komente:
Casinos Near Carson City, Nevada - MapYRO
Closest Casinos to Carson City · 보령 출장샵 Las Atlantis Hotel & Casino · 천안 출장마사지 Grand Casino at 서산 출장샵 the 하남 출장안마 Rio All-Suite Hotel 구리 출장마사지 and Casino · Days Inn & Suites by Marriott.
Post a Comment